Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zvicra përfshin Spanjën në vendet me rrezik, pas shtimit të rasteve me Covid-19

Zvicra ka përfshirë Spanjën në listën e saj të vendeve që duhet t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme në vend, për shkak të rrezikut të lartë të infektimit me COVID-19.

“Spanja, një nga vendet e goditura rëndë nga pandemia, me gati 28 500 të vdekur, është shtuar në listën e shteteve dhe territoreve që duhet t’i nënshtrohen karantinës”, publikoi Zyra Federale e Shëndetit Publik.

Gjithashtu, në këtë listë janë përfshirë Bahamas, Guinea Ekuatoriale, Rumania, Sao Tome dhe Principe, Singapori dhe Saint Martin.

Personat që kanë qëndruar në njërën prej këtyre zonave, duke paraqitur një rrezik të lartë të infektimit me koronavirusin SARS-CoV-2, pas kthimit në Zvicër do të karantinohen për 10 ditë.

Sipas Agjencisë Zvicerane ATS, e cila citon Departamentin Federal të Brendshëm, masa për kthimet nga Spanja do të hyjë në fuqi të shtunën në mesnatë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet