Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zgjedhjet në SHBA/ Biden refuzon emërimin e kandidatit për president

Pak minuta më parë, Joe Biden, kundërshtari i Trump, ka deklaruar se nuk do të pranë që emërohet kandidat për president, si përfaqësues i demokratëve në SHBA. Emërimi do të bëhej në Kongres, në Milwaukee, por për shkak të situatës së pandemisë ai ka zgjedhur të mos marr pjesë.

Ish nënkryetari, i cili do të përballet me Presidentin republikan Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit, kishte planifikuar të udhëtonte në Milwaukee këtë muaj për të pranuar nominimin për president, si përfaqësues të demokratëve.

Komiteti Kombëtar Demokratik (DNC) tha që asnjë nga folësit për konventën e vitit 2020 nuk do të udhëtojë në Milëaukee për të parandaluar njëinfektim të mundshëm. Zyrtarët e shëndetit publik “nënvizuan përkeqësimin e pandemisë së koronavirusit”, arsye e cila nxiti Biden në marrjen e këtij vendimi.

Detajet për proçesin e pranimit të nominimit do të njoftohen në një moment të dytë.

“Që nga fillimi i kësaj pandemie, ne e vendosëm të parën shëndetin dhe sigurinë e popullit amerikan. Ne kemi ndjekur shkencën, kemi dëgjuar mjekë dhe ekspertë të shëndetit publik dhe kemi vazhduar të bëjmë rregullime në planet tona për të mbrojtur jetën, “tha Kryetari i DNC Tom Perez në një deklaratë.K.K/Lajmifundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet