U mbyt sot në Himarë, kush është gruaja që ndërroi jetë pasi u përmbys varka

Aktualitet
U mbyt sot në Himarë, kush është gruaja që ndërroi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë, teksa një familje ka udhëtuar me varkë në det, ndërsa zonja e shtëpisë nuk ka mundur dot të kthehet e gjallë.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjes. Viktima është identifikuar si Mirela Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Familja me 3 anëtarë (bashkëshorti, bashkëshortja dhe djali) është nisur për udhëtim për të zënë peshk në mëngjes, ndërsa stuhia e fortë ka përmbytur varkën.

Varka është përmbysur dhe ka zënë zonjën poshtë. Djali i saj e ka mbajtur për pak kohë në krah, ndërsa një stuhi tjetër e fuqishme ia ka marrë të ëmën nga duart.

ME TE LEXUARAT