Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tragjike në Himarë/ Peshkatari del për peshkim me familjen, i zë stuhia në det, mbytet gruaja

Ngjarje e rëndë në Vlorë. Mëngjesin e sotëm është mbytur në afërsi të Gjirit të Jalit një peshkarexhë, në të cilën ndodheshin një peshkatar bashkë me gruan dhe djalin e tij. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se është mbytur gruaja.

Ndërkohë, peshkatari dhe djali janë gjallë. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë. Sakaq në det vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të gruas.

Ata kanë dalë në orët e para të mëngjesit në det, pavarësisht motit të keq dhe rrebeshëve të shiut.

Kryefamiljari Robert Rama 50 vjeç, bashkëshortja e tij dhe djali i tyre 25 vjeç.

Familjarët të cilët kanë shkuar në det për të mbledhur rrjetat, kanë ngecur tek shpella e Pëllumbave.

Ne det janë futur me një mjet të vogël lundrues që si ka rezistuar dot dallgëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet