Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Teuta humbet edhe një tjetër lojtar, nënshkruan kontratën me Zagrebin

Nëpërmjet një njoftimi klubi ka sqaruar se 22-vjeçari do të kalojë në Kroaci tek Lokomotiva e Zagrebit ekip me të cilin ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare

Tashmë është edhe zyrtare. Nga Teuta është larguar Sherif Kallaku futbollisti më i mirë i këtij sezoni tek durrsakët.

Nëpërmjet një njoftimi klubi ka sqaruar se 22-vjeçari do të kalojë në Kroaci tek Lokomotiva e Zagrebit ekip me të cilin ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare. Kallaku largohet si fitues pasi vetëm tre ditë më parë ngriti Kupën e Shqipërisë.

Njoftimi i Teutës për largimin e Sherif Kallakut:

KF Teuta njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit të Sherif Kallaku në ekipin e Lokomotiva Zagreb në Kroaci. Sherif Kallaku pritet ti bashkohet ekipit të Lokomtivës ditën e premte. Fantazisti i Teutës, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin e Lokomotiva Zagreb ,me të cilin ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare. 22-vjeçari i cili u shpall fitues i kupës i Shqipërisë me Teutën, Kallaku i thotë lamtumirë Teuta për të vijuar tashmë aventurën e tij të re në Kroaci. Pas 2 vitesh me blutë, skuadër me të cilën dhuroj performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Kallaku tashmë do të provoj edhe eksperiencën e tij të parë jashtë vendit në radhët e Lokomotiva Zagreb. FALEMINDERIT SHERIF KALLAKU!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet