Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Task-forca anti-Covid 1500 inspektime në terren, vendosen vetëm 4 masa administrative

Në një kohë që qytetarët kanë neglizhuar masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur vetëm 4 masa administrative.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1500 inspektime dhe monitorime sipas ministrisë, ndërsa janë vendosur 3 masa administrative me gjobë dhe 1 vendim për pezullim aktiviteti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Shëndetësisë ka ftuar të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimin për mbajtjen e maskës, higjenën dhe distancimin social.

“AntiCovid kanë kryer mbi 1500 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit. Janë vendosur 4 masa administrative për subjekte dhe individë: 3 masa administrative me gjobë; 1 vendim për pezullim aktiviteti.

Në total gjatë epidemisë janë realizuar mbi 137 mijë inspektime dhe monitorime; Janë vendosur 535 masa administrative. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, kushtet e higjenës, distancimin social dhe shmangien e grumbullimeve.

MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00”, shkruan Ministria e Shëndetësisë në faqen e saj zyrtare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet