Shmanget tragjedia në Vlorë, 3 të rinjtë me gomone i zë stuhia në det, shpëtohen nga rojet bregdetare

Aktualitet
Shmanget tragjedia në Vlorë, 3 të rinjtë me gomone i zë

Moti i keq me stuhi e rrebeshe shiu ka përfshirë sot bregdetin shqiptar, duke rrezikuar jo pak jetën e turistëve.

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Himarë, ku një familje e fundos me varkën e peshkimit dhe për pasojë humbi jetën tragjikisht gruaja, një tjetër tragjedi është shmangur.

Mësohet se tre të rinj kanë hyrë me gomone në Plazhin e Vlorës, por i ka zënë stuhia në det.

Sipas burimeve mësohet se të rinjte nuk kanë mundur të ankorojnë mjetin për shkak të dallgëve dhe erës së fortë dhe kanë qëndruar përreth 5 orë në det të hapur. Ka qenë vendimtare ndërhyrja e Rojes Bregdetare e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e mjetit në brigjet e Lukovës.

Po sipas burimeve thuhet se tre të rinjtë janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

ME TE LEXUARAT