Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pogradec/ Rritet numri i emigrantëve në Shqipëri, ndalohen 5 persona që po transportonin 20 kurdë e marokenë

POGRADEC- Numri i emigrantëve nga vendet në konflikt përgjatë muajve të verës ka pësuar rritje të konsiderueshme.

Disa persona nga Pogradeci janë kapur mbrëmjen e djeshme duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Këta persona i kanë marrë emigrantët në Devoll dhe prej aty janë nisur për t’i transportuar drejt Kryeqytetit. Sipas burimeve, ata lëviznin me dy mjete, njëri ishte bosh dhe udhëtonte i pari për të kontrolluar postblloqet duke ruajtur mjetit tjetër, ku ndodheshin 20 shtetas me origjinë kurde dhe marokene.

Pas sinjaleve të marra, policia e Pogradecit ka ndaluar drejtuesit e mjeteve, ndërsa është duke punuar për zbardhjen e ploë të ngjarjes. Deri në këto momente ka shkuar në pesë numri i personave të ndaluar për këtë ngjarje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet