Masakroi 57-vjeçarin brenda makinës në Gjirokastër, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Aktualitet
Masakroi 57-vjeçarin brenda makinës në Gjirokastër,

Një ngjarje e rëndë tronditi këtë pasdite Gjirokastrën ndërsa u gjet i pajetë brenda mjetit të tij, në në aksin rrugor rural Polican-Suhë një 57-vjeçar për të cilin mësohet se quhet Gezim Saraci.

Gjithashtu të njëjtat burime konfirmojnë se është identifikuar edhe autori i vrasjes së Saracit i cili është shpallur në kërkim, ndërsa mendohet paraprakisht se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.

Sipas bluve të Gjirokastrës, është konstatuar se në trupin e viktimës ka shenja dhunë dhe dyshohet të jetë goditur me sende të forta. Ndërkohë janë ngritur në gjithë zonën pika kontrolli për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar që mund të kenë marrë pjesë në krimin e rëndë.

ME TE LEXUARAT