Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mali i Zi shënon shifra rekord infektimesh, ja sa u regjistruan në 24 orët e fundit

Në Mal të Zi, 50 raste të tjera të koronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit, dhe katër persona ndërruan jetë, që është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë.

Zëvendësdrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq, deklaroi në konferencën për shtyp se janë testuar 481 persona, si dhe se 163 pacientë ishin shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë në Mal të Zi, janë regjistruar gjithsej 3,411 pacientë, ndërsa 57 persona kanë vdekur, nga të cilët 48 kanë vdekur në periudhën nga fillimi i qershorit deri sot. Shumica e pacientëve janë në Podgoricë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet