Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

I shërbyen për 3 ditë pacientit me koronavirus, Urgjenca e Gramshit rrezikon të mbyllet, stafi…

I infektuari me Covid-19 mund të ketë infektuar të gjithë stafin e urgjencës në Spitalin e Gramshit, pasi tre ditët e fundit është paraqitur pranë urgjencës me simtoma të ndryshme, ku merrte edhe mjekim.

Ndërkohë, nuk dihet ende fati i 20 punonjësve të repartit të urgjencës, të cilët po presin në ankth përgjigjet, pasi një ditë më parë iu është bërë tamponi.

Nëse përgjigjet e tamponëve të këtyre punonjësve dalin pozitivë, nga burimet thuhet se Urgjenca e Spitalit të Gramshit do të mbyllet, për shkak të mungesës së personelit.

Nga ana tjetër, menjëherë pas konfirmimit të rastit pozitiv, është dezinfektuar pallati ku ai banonte.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet