Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gjendet i pajetë një person brenda mjetit, i goditur me sende të forta. Policia ngre pika kontrolli në zonë

Në aksin Polican- Suhë është gjetur i pajetë shtetasi G. S., 57 vjeç, në automjetin Kamioncinë. Nga kqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet