Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Facebook lëshon një produkt të ngjashëm me TikTok brenda Instagram

Facebook ka hedhur në treg versionin e vet të ngjashëm me TikTok-un, në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 vende të tjera, të Mërkurën, duke futur një shërbim të ri, me të cilin mund të bëni video të shkurtëra të quajtur Reels si një veçori në aplikacionin e Instagram-it.

Debutimi vjen ditë pasi Microsoft tha se ishte në bisedime për të përvetësuar aplikacionin e TikTok në ShBA pas blerjes nga ByteDance të Kinës.

Nisja e Reels përshkallëzon një luftë konkurrence midis Facebook dhe TikTok. Të dy kanë qenë të etur për të tërhequr adoleshentët amerikanë, shumë prej të cilëve janë dyndur në TikTok në dy vitet e fundit.

Reels u testua së pari në Brazil në 2018 dhe më vonë në Francë, Gjermani dhe Indi, që ishte tregu më i madh i TikTok derisa qeveria indiane e ndaloi atë muajin e kaluar pas një përplasjeje kufitare me Kinën. Facebook gjithashtu provoi një aplikacion të pavarur të quajtur Lasso i cili nuk fitoi shumë tërheqje.

Ngjashëm me TikTok, përdoruesit e Reels mund të regjistrojnë video vertikale të shkurtra miqësore me celularin, pastaj të shtojnë efekte speciale dhe fonogramë të tërhequr nga një bibliotekë muzikore.

Këto ngjashmëri e shtynë Shefin Ekzekutiv të TikTok, Kevin Mayer ta quante Reels një “produkt kopjimi që do të dështoj shpejt.”

Facebook u përball me akuza të ngjashme në një seancë të kongresit mbi abuzimin e pretenduar të ndërmarrjeve të teknologjisë amerikane ndaj pushtetit të tregut javën e kaluar, me ligjbërësit duke sugjeruar se kompania ka kopjuar rivalët si Snapchat për arsye antikonkurruese.

Instagram nuk planifikon akoma të ofrojë reklama ose mënyra të tjera që përdoruesit të fitojnë para përmes Reels, megjithëse bëri rekrutimin e yjeve të rinj në internet si balerinin Merrick Hanna dhe muzikantin Tiagz, për të provuar produktin para hedhjes në treg.K.K/LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet