Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Detaje nga vrasja e Gëzim Saraçit në Gjirokastër: Autori pas krimit telefonoi familjen, ja nga u arratis

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e sotme në Gjirokastër ku u gjet i pajetë në makinë Gëzim Saraci, 57-vjeç, ndërsa është identifikuar që e goditi për vdekje me sende të forta dhe është shpallur në kërkim.

Burime bëjnë me dije se Saraci ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, dhe autorin, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, ndërsa ka ndodhur një konflikt i çastit, e për pasojë, ky i fundit e ka goditur me sende të forta duke e lënë të pajetë brenda mjetit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se pas krimit, ai ka telefonuar familjarët e tij, duke i vënë në dijeni për ngjarjen, dhe mendohet paraprakisht se identifikimi i shpejtë i tij është bërë pikërisht nga kjo telefonatë.

Pas kësaj, ai ka ikur me shpejtësi nga vendngjarja dhe dyshohet se mund të jetë fshehur në fshatin Dritë në afërsi me Greqinë dhe pista e dytë është fshati Ndëran në Zagorie.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor rural Polican-Suhë, ndërsa 57 vjeçari është banues në Gjirokastër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet