Ç’po ndodh? Rikthehen frikshëm shifrat rekord në Spanjë, ja sa raste me koronavirus u konfirmuan në 24 orë

Bota
Ç’po ndodh? Rikthehen frikshëm shifrat rekord në

Spanja ka regjistruar të mërkurën 1,772 raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve brenda një dite prej kur u ka dhënë fund masave të izolimit.

Në po këtë ditë është regjistruar edhe një vdekje, duke e çuar numrin total të viktimave si shkak i pandemisë në 28,499.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në numrin e të infektuarve nuk janë përfshirë dy rajone që ende nuk kanë bërë të ditura statistikat.

Ky lajm ka ardhur teksa Zvicra është kthyer në shtetin e fundit evropian që ka prezantuar masa të karantinës për udhëtarët që kthehen nga Spanja.

Spanja muaj më parë ka zbatuar disa prej masave më të ashpra të izolimit, me qëllim të ndalimit të përhapjes së koronavirusit.

Masat e kufizimit janë liruar gradualisht në muajin qershor, ndërkohë që të dhënat tregojnë që ekonomia spanjolle përgjatë kësaj periudhe ka përjetuar tkurrje prej 18.5 për qind.

ME TE LEXUARAT