Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksident i trefishtë në Elbasan/ Humb jetën një 43-vjeçare, plagosen tre të tjerë

TIRANË- Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin Elbasanit, ku ka humbur jetën një 43-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras.

Burime thanë se në aksident mjeti tip ” Skoda”, me drejtues A.I.,rreth 45 vjeç është përplasur me mjetin tip “Skoda” me shofer N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues R.B., banues në Maqedonin e Veriut. Si pasojë ka gjetur vdekjen G.I.,43 vjeçe e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet