Zidane mposht dy “përbindëshat” dhe shpallet më i miri në botë

Sport

Zinedine Zidane është trajneri më i mirë në botë, të paktën për sa i takon klubeve. Trajneri i Real Madrid ka marrë faqen e parë të L’Equipe, duke mundur në këtë renditje speciale dy përbindësha si Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.

Titulli i së përditshmes franceze është i qartë: “Meilleur entraineur de club”, trajneri më i mirë i një klubi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fakt, Zidane ka qenë i aftë të marrë rezultat të mëdha në eksperiencën e tij si trajner. Me dy kampionate dhe tre Champions League të fituar me Los Blancos, ai është bërë trajneri më fitues nga 2016-ta deri më sot, shkruan telesport.

Kështu, francezi ka arritur të lërë pas krahëve dy emra shumë të mëdhenj si Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola, që nuk janë aspak keq për sa i takon fitoreve.

ME TE LEXUARAT