Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Theu arrestin e shtëpisë e u kap me 9 mijë € e kanabis, pranga 17-vjeçarit

Tiranë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe kryente të njëjtën veprimtari kriminale duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla, vihet në pranga 17-vjeçari.

Sekuestrohen 42 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, 9000 euro dhe një sasi lekësh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë një shtetas të mitur që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, konkretisht:

M. B., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësit e Policisë e kanë konstatuar në rrugën “Ndre Mjeda”, shtetasin M. B., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga nga Policia.

Pas kontrollit, në brezoren që mbante me vete, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 42 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe shumat 9000 euro dhe 7200 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.

Nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“ dhe ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet