Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shpërthimi në Liban/ Ministri i Shëndetësisë deklaron se qindra njerëz janë lënduar

Një shpërthim i madh tronditi Bejrutin pak minuta më parë, duke lënduar njerëz ndërsa xhamitë u copëtuan, gjithashtu edhe ballkonet e disa shtëpive kishin rënë.

Agjensia shtetërore e lajmeve në Liban NNA dhe dy burime të sigurisë thanë që shpërthimi kishte ndodhur në zonën e portit ku ka depo me eksplozivë. Nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depot.

“Pashë një zjarri dhe tym që lëshohej në Beirut. Njerëzit ishin duke bërtitur dhe vrapuar, të gjakosur. Ballkonet e ndërtesave u hodhën menjëherë në erë. Xhamat në ndërtesat e larta shpërthyen dhe ranë në rrugë, “tha një dëshmitar për Reuters.

Transmetuesi lokal LBC citoi ministrin e shëndetësisë të thoshte se kishte një numër shumë të madh të dëmtimeve material, por jo aq sa mund të shkaktonte shpërthimi i të gjithë depos me eksplozivë.

Televizioni Al Mayadeen tha se qindra vetë ishin të plagosur.K.K/LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet