Shpërthim i fuqishëm në Bejrut, qindra të plagosur në kryeqytetin e Libanit

Bota
Shpërthim i fuqishëm në Bejrut, qindra të plagosur në

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur këtë të martë kryeqytetin libanez, Bejrut.

Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hasan tha se shpërthimi kishte shkaktuar dëme të mëdha dhe se qindra persona mbetën të lënduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas njoftimeve, shpërthimi ishte përqendruar pranë portit të Bejrutit, duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë e copëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.

Shpërthimi ndodhi ndërsa një Gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara po zhvillonte një proces gjyqësor ndaj katër personave që i përkasin grupit Shiit Hezbollah.

Ata dyshohet se kanë vrarë ish-udhëheqësin sunit të Libanit, Rafik Hariri, gjatë një sulmi me një kamion me eksploziv 15 vite më parë, ngjarje që shkaktoi trazira rajonale.

ME TE LEXUARAT