Qytetarët bllokojnë rrugën në kryeqytet, shkak bëhet mungesa e ujit prej disa ditësh pranë Sanatoriumit

Aktualitet
Qytetarët bllokojnë rrugën në kryeqytet, shkak bëhet

Banorët e qytetit të Tiranës në zonën pranë Sanatoriumit kanë zhvilluar një protestë mbrëmjen e sotme duke bllokuar një nga rrugët kryesore. Protesta ka ardhur si pasojë e mungesës së vazhdueshme prej disa ditësh të ujit në këtë zonë të kryeqytetit.

Siç shihet edhe në foto, ka një prani të forcave të policisë të cilat ndodhen pranë protestuesve por bëhet e ditur se nuk ka patur konfrontim midis tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qytetarët kërkojnë të drejtën e tyre për furnizimin në mënyrë të rregullt me ujë pasi jetesa e tyre gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit është bërë mjaft e vështirë në mungesë të ujit në banesa.

ME TE LEXUARAT