Punonte në një pallat në ndërtim, bie nga lartësia 55-vjeçari në Tiranë

Aktualitet
Punonte në një pallat në ndërtim, bie nga lartësia

TIRANË

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia teksa punonte në një pallat në ndërtim.

Sipas policisë, më datë 04.08.2020, rreth orës 11:35, në rrugën “Hoxha Tahsim” duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi P.L.,55 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT