Momenti rrëqethës në Bejrut, babai bën gjithçka që të mbrojë të birin, e fut nën tavolinë dhe…

Bota
Momenti rrëqethës në Bejrut, babai bën gjithçka

Kamerat e sigurisë brenda një apartamenti privat në Bejrut, kanë filmuar momentin kur një baba i pushtuar nga paniku bën gjithçka që ta mbrojë djalin nga shpërthimi i fuqishëm që dridhi tërë kryeqytetin e Libanit.

Ky baba tërë kohën e përqafonte të birin duke tentuar ta qetësojë, e në fund nga dridhjet e mëdha si pasojë e shpërthimit e fut nën tavolinë dhe me trupin e tij e mbron.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë që në Bejrut sot kanë ndodhur të paktën dy shpërthime të fuqishme, ku si pasojë kanë humbur jetën 50 persona. Këto të dhëna i ka konfirmuar edhe Kryqi i Kuq në Liban.

Dyshohet se shkak i shpërthimit ishte një depo gjigante me mjete piroteknike që gjendej në afërsi të portit detar të këtij qyteti.

https://twitter.com/i/status/1290713437912391686

ME TE LEXUARAT