Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mjekja apel qytetarëve: Respektoni masat, mbani maskat dhe ruani distancimin fizik

Shefja e shërbimit Infektiv, mjekja Najada Çomo i bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit.

Në një mesazh të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Çomo thotë se në 5 muaj fluksi ka ardhur duke u shtuar dhe me gjithë punën dhe lodhjen e madhe ka dhe humbje jete.

Ajo iu kërkon qytetarëve të shmangin grumbullimet.

“Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv ka ardhur duke u shtuar me të sëmurë rëndë natyrisht dhe me humbje jete. Unë kam një apel për qytetarët, që gjithë këta muaj pune intensive në shërbimin infektiv që nga dimri deri në verë janë lodhje dhe punë e jashtëzakonshme por kam një apel, ju lutem respektoni masat e thëna, mbajtja e maskave, distancimi fizik, frekuentoni sa më pak ambiente publike apo situata ku grumbullohen njerëz sepse janë vendi më i rrezikshëm për t’u infektuar nga COVID-19.

Virusi është midis jush dhe midis nesh si personel shëndetësor që ju shërbejmë juve, ne jemi për t’u shërbyer juve, ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe për t’u pakësuar numri i personave që vijnë në spital”, apelon Çomo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet