Martesa më e shkurtër në histori, ndahen 3 minuta pasi lidhën kurorë, arsyeja do t’ju lërë pa fjalë

Bota
Martesa më e shkurtër në histori, ndahen 3 minuta pasi

Mund të duket e pazakontë, por është e vërtetë. Një çift në Kuvajt u divorcua vetëm tre minuta pasi u martuan. Nusja u tërhoq gjatë ceremonisë në daljen nga gjykata, vetëm disa minuta pasi lidhën kurorë.

Arsyeja e divorcit ishte sepse burri i saj i ri e quajti atë “budallaqe” para të ftuarve dhe gruaja u zemërua aq shumë sa ajo i kërkoi gjykatësit ta prishë menjëherë martesën dhe t’i shkurorëzojë ata.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave vendase, raportohet se gjykatësi pranoi kërkesat e nuses dhe i dha një divorc në të njëjtën gjykatë.

Martesa treminutëshe e çiftit, është cilësuar edhe si më e shkurtra në histori. Ndërkohë shumë përdorues në rrjetet sociale uruan ish-nusen për trimërinë e saj dhe u shprehën se do të kishin bërë të njëjtën gjë nëse burri i tyre me të cilin sapo ishin kurorëzuar do t’i quante “budallaqe”.

ME TE LEXUARAT