Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Godet me sende të forta xhaxhain dhe kushëririn, arrestohet 22-vjeçari në Mat

Një 22-vjecar është arrestuar në fshatin Burgajet të Matit, pasi ka goditur me sende të forta xhaxhanë dhe djalin e këtij të fundit.

Në pranga ka përfunduar shtetasi A.D 22 vjec, që qëlloi xhaxhanë H.D 58 vjec dhe djalin e xhaxhait A.D 27 vjec.

Njoftimi i policisë:

Mat

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje.

Goditi me sende të forta xhaxhanë dhe djalin e tij, vihet në pranga 22-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Burgajet, Mat, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D., 22 vjeç, banues në fshatin Burgajet, Mat.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij shtetasin H. D., 58 vjeç dhe djalin e xhaxhait, shtetasin A. D., 27 vjeç.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet