Frymëzoi “Partizanin e vogël Velo”, ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare ‘heroi’ real

Aktualitet
Frymëzoi “Partizanin e vogël Velo”, ndahet nga jeta

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjecare Kostandin Ropi, heroi i subjektit të filmit “Partizani i Vogël Velo”.

Kostandin Ropi lindi në vitin 1930 në fshatin Leshnicë. Ai doli në mal partizan në moshën 12-vjeçare pasi mbeti jetim nga prindërit në moshë fare të vogël.

Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake e më pas shkoi me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite.

Fill pas daljes në pension Ropi u rikthye në vendlindjen e tij në Korçë.

Ropi një nga personazhet realë te filmit “Partizan i Vogel Velo”, do të përcillet në banesën e fundit sot në orën 14:00 në qytetin e Korçës.

ME TE LEXUARAT