Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Foto/ Gjenden mbetjet e një mamuthi 10,000 vjeçar në liqenin e Siberisë

Shkencëtarët rusë kanë zbuluar eshtrat e një mamuthi 10,000 vjeçar, të vetëruajtura në koha në mënyrë unike. Shkenctarët ishin në një operacion kërkimi dhe në përfundim të saj tërhoqën nga fundi i liqenit Siberian, atë çfarë i kishte mbijetuar baltës, ujrave dhe kohës.

Ekspertët kaluan pesë ditë duke pastruar llumin e Liqenit Pechenelava, i cili ndodhet në gadishullin e largët Yamal.

Gjithçka çfarë kishin gjetur ishin mbetje, tendina, lëkurë madje dhe jashtëqitje, të cilat ishin parë më prej disa ditësh nga banorët vendas. Rreth 90% e kafshës është marrë më parë nga dy ekspedita të ndryshme.
Mamuthi i leshtë me siguri do të emërohet Tadibe, pas familjes që zbuloi kafshën, e cila mendohet të ketë qenë një mashkull midis 15 dhe 20 vjeç, dhe rreth tre metra i gjatë.

Andrey Gusev nga Qendra e Kërkimeve Arktike, tha se ruajtja e kafshës ishte unike, ku shtyllën kurrizore ishte ende e lidhur me tendina dhe lëkurë, por që ishte e vështirë dhëna e formës fillestare për shkak të ngatërrimit të eshtrave. K.K/LajmiFundit.al

“Ne supozuam se kockat ishin të ruajtura në një vend. Por ditën e parë dhe të dytë të ekspeditës sonë kuptuam se bëhej fjalë vetëm për pjesën e pasme të skeletit, ”tha ai. “Pjesa tjetër e eshtrave ishte në një distancë aq të largët sa ishte e pamundur të merresh me mend se ku ishin”.

Evgenia Khozyainova nga muzeu i Shemanovsky në Salekhard, tha: “Kemi një këmbë të përparme dhe një të pasme të ruajtur mirë, me tendina, inde të buta dhe copa lëkure. Gjithashtu kemi sakrum me rruaza të ngjitura, përfshirë bishtin e ruajtur me tendina dhe një pjesë të madhe të lëkurës. ”

Me interes të veçantë është jashtëqitja, ose koproliti, sepse do të përmbajë detaje të dietës së kafshëve, si dhe të dhëna të tjera mjedisore.

Shkaku i vdekjes së mamuthit nuk është ende i qartë pasi nuk u gjetën shenja lëndimesh në kocka.
Studiuesit kanë gjetur fosile mamuth që datojnë nga 30,000 vjet më parë në Rusi.K.K/Lajmifundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet