Ekspertët në Francë/ Bëhuni gati për valën e dytë

Bota
Ekspertët në Francë/ Bëhuni gati për valën e

Komiteti shkencor në Francë ka paralajmëruar se një valë e dytë e virusit në vjeshtë ose dimër ka shumë gjasa të shihet.

Kjo vjen në një kohë kur rastet e reja të koronavirusit në vend janë rritur ndjeshëm javët e fundit. Rreth 3376 raste të reja janë konfirmuar në tre ditët e shkuara dhe numri i personave që trajtohen në kujdes intensiv nëpër spitale, ka filluar të rritet, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Ecuria afatshkurtër e pandemisë, kryesisht është në duart e popullatës”, thuhet në një deklaratë të komitetit shkencor për virusin. Në të, po ashtu i kërkohet qyteteve të mëdha të përgatiten për një plan për më shumë izolime lokale në varësi të epidemisë – raporton e përditshmja franceze Le Monde.

Franca, nuk është i vetmi vend evropian që po regjistron një rritje domethënëse të rasteve të reja të Covid 19 në javët e fundit. Belgjika, Luksemburgu dhe Spanja po ashtu kanë parë që shifrat të rriten, çka edhe ka ndezur frikën për një rikthim të virusit në kontinent.

ME TE LEXUARAT