Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E frikshme! Një tjetër vatër e re zjarri rrezikon banesat e Rrethit të Epër në Lezhë

Një vatër e re zjarri rrezikon banesat e Rrethit të Epër të Lezhhës.

Edhe pse nga forcat zjarfikëse është tentuar të ndërpritet vijimi i tij, ka qenë e pamundur, madje duke rrezikuar dhe jetën e dy prej tyre.

Ndërkohë që në afersi përmes rrugës së vjeter nacionale, është dërguar një zjarrfikëse, që të mundësoje ruajtjen e shtëpive rrotull kësaj vatre zjarri tejet të rrezikshme.

problemore:Nje vater e re zjarri qe rrezikon banesat e Rrethit te Eper!…(Vazhdon serish te vihen zjarre ne menyre kriminale sipas dyshimeve qe tashme po kthehen ne bindje. Per nje te tille dyshohet edhe ky i fundit ne fshatin Rreth i Eper ne zonen e Rubikut, ne nje pyll pishash ngjitur me banesat e atyshme. Edhe pse nga forcat zjarfikese eshte tentuar te nderpritet vijimi i tij, ka qene e pamundur madje duke rrezikuar dhe jeten e dy prej tyre. Nderkohe qe ne afersi permes rruges se vjeter nacionale, eshte derguar nje zjarrfikese qe te mundesoje ruajtjen e shtepive rrotull kesaj vatre zjarri tejet te rrezikshme. Sherbimet policore kane kryer kqyrjet e vendit ku ka rene zjarri, por ashtu si dhe ne Molung, eshte e njejta gje qe ndodh, zjarret po vihen ne menyre te qellimshme)

Gepostet von Gjergj Marku am Dienstag, 4. August 2020

Shërbimet policore kanë kryer këqyrjet e vendit ku ka rënë zjarri, por ashtu si dhe në Katund të Vjetër, po ndodh e njëjta gjë, e zjarret dyshohet se po vihen në mënyrë të qëllimshme.

Erërat e forta që po fryjnë si në Mirditë ashtu edhe në Lezhë, kanë bërë që flakët të përhapen edhe më shumë, duke shkrumbuar qindra hektarë pyje dhe kullota.

Me vatrën aktuale, shkon në pesë numri i zonave që po digjen në Qarkun e Lezhës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet