Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dhunojnë dhe kanosin një qytetar të Vlorës, policia vë në pranga dy të rinj

Policia ka vënë në pranga dy të rinj, pasi kanë dhunuar dhe kanosur një qytetar me iniciale Xh. A. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lepenicë të Vlorës.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, 31 vjeçari me iniciale N. A., dhe 26 vjeçari me iniciale L. A., janë konfliktuar për motive të dobëta me qytetarin Xh.A, duke e goditur dhe kanosur këtë të fundit, si dhe dyshohet se i kanë dëmtuar automjetin me armë gjahu.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre dy shtetasve për veprat penale “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, kryer në bashkëpunim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet