Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aplikacioni Tik Tok i shitet Microsoft, para afatit kohor të vendosur nga Trump

Nuk mendohej se aplikacioni më në zë, Tik Tok, do të niste bisedimet me kompaninë Mikrosoft. Kjo e fundit është e njohur më së tëpërmi për krijimin e programeve të punës si Windows dhe Office. Bisedimet nisin pikërisht pas propozimit të Donal Trump, i cili dyshonte se aplikacioni përbën rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Qeveria e ShBA-së po detyron pronarin e TikTok, ta shesë aplikacionin në mënyrë që të shpëtojë nga masat e sigurisë së shtetit që mund të ndërrmerreshin për të nëse do të vepronte në një tjetër formë.

Presidenti i amerikës ivendosi një afat 45 ditorë pak ditë më parë pronarit, por reagimi i tij duket se erdhi më shpejt nga sa mendohej dhe pa ndonjë kundërshtim specifik.

Është e paqartë se çfarë forme do të marrë aplikacioni pasi të shitet.

Përdoruesit e TikTok po postojnë video duke thënë se janë të mërzitur dhe të zemëruar për këtë vendim.K.K/LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet