Virologia kineze pranon për herë të parë se Covid-19 ka dalë nga laboratori i saj

Bota
Virologia kineze pranon për herë të parë se Covid-19 ka

Pas pretendimeve të Donald Trump dhe shumë të tjerëve se virusi shpëtoi nga një laborator në Wuhan dhe pas kontaktit me lakuriqët e natës u përkeqsua si virus. Sidoqoftë ende nuk dihet sesi arriti kontaktin me njerëzit.

Një virologe kineze e njohur si "Bat Woman" ka deklaruar se virusi vdekjeprurës Covid-19 ka dalë nga laburatori i saj. Sidoqoftë ajo ka përgjigje se nuk ishte ai shkaku i përhapjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shi Zhengli drejton një grup shkencëtarësh në Wuhan, ku mendohet se ka origjinën edhe koronavirui, pasi aty studjohen lakuriqët e natës.

Kina ka hedhur poshtë pretendimet ndërsa Shi nuk u prenoncua deri pas një përgjigje të një emaili për revistën Science, Shi u rikthye në spekulimet.

Ajo tha se ekipi i saj zbuloi virusin në vitin 2019, pasi vëzhguan tek disa pacientë një pneumoni serioze dhe të panjohur. Pas kësaj ata siguruan monstra për t’i studjuar.K.K/LajmiFundit.al

Ajo shtoi: "Para kësaj, ne kurrë nuk kemi qenë në kontakt me ose studiuar këtë virus, as nuk kemi ditur për ekzistencën e tij.

Për 15 vjet, laboratori Shi ka izoluar tre modele koronavirusi që lidhen me atë që infektoi njerëzit, i cili shkaktoi pandeminë Sars në 2003, tha ajo për botimin.

Ajo pretendoi se 2,000 tamponë të tjerë ishin sekuenca gjenetike të marra nga tamponët dhe feçet e lakuriqëve, dhe njëra prej tyre ishte 96.2 përqind e njëjtë me Sars-CoV-2.

Gjithashtu virologia u shpre se studentët e saj të cilët kishin punuar me virusin të cilin po studjonin kishin rezultuar negative. Për këtë ajo i kërkoi Donald Trump të shprehte një ndjesë publike ndaj saj, pasi nuk ka asnjë fakt që virusi të ketë dal nga laburatori i saj.

Richard Ebright, një biolog molekular në Universitetin Rutgers, New Brunswick, tha: "Shumica e këtyre përgjigjeve janë përsëritje formuluese, pothuajse robotike, të deklaratave të bëra më parë nga autoritetet kineze dhe media shtetërore." K.K/LajmiFundit.al

ME TE LEXUARAT