Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Video/ Microsoft risjell lojën me të cilën mund të vizitoni botën pa shpenzime

Microsoft do të lëshojë edicionin e fundit të softwerit të tij të famshëm ‘Flight Simulator’ për kompjuterët personal këtë muaj me grafikë që do të na mundësojnë të shohim botën sikur të ishim duke udhëtuar në realitet me avion. Loja do të publikohet për herë të panë më 18 gusht.

Për të instaluar këtë risi duhet të kemi kompjuter me madhësi masive prej 150 GB.

Softweri do të përdorë hartat satelitore nga Bing si dhe lexime të drejtpërdrejta nga stacionet e motit dhe aeroportet në të gjithë botën për të krijuar version ‘më realist’ të lojës, së zhvilluar ndonjëherë.

Përdoruesit thjesht përcaktojnë destinacionin e tyre të dëshiruar dhe përdorin sistemin e trajnimit për të vëzhguar zonën.

Simulatori lejon që pilotët të ulen në një kabinë reale, duke i lejuar ata të mësojnë nisjen dhe uljen e një aeroplani të vërtetë dhe të udhëtojnë në më shumë se 40,000 aeroporte të botës dhe të vizitojnë vendet ndërmjet tyre.

Softweri përfshin 37 mijë aeroporte, 1.5 miliardë ndërtesa dhe dy trilionë pemë, male, rrugë dhe lumenj.

Sipas Microsoft-it do të përfshijë trafikun e drejtpërdrejtë, motin në kohë reale dhe lëvizjen e kafshëve, për të pasqyruar faktin se Toka është një ‘botë e gjallë’.

Nuk është vetëm bota që do të detajohet, sipas softwerit do të mund të udhëtoni edhe në kohë.

Specifikisht do keni mundësi të shihni ose udhëtoni me aeroplanët më të lashtë, ku gjithçka do të jetë reale.K.K/LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet