Vazhdon përhapja e zjarrit të madh në pyllin e Semanit, në aksion dhe ushtria, shkrumbohen rreth 20 ha

Aktualitet
Vazhdon përhapja e zjarrit të madh në pyllin e Semanit, në

Vijon prej disa ditësh zjarri i madh në pyllin e Semanit. Sipas burimeve mësohet se në ndihmë të zjarrfikëseve ka shkuar edhe ushtria.

Ndërkohë, Bashkia e Fierit është angazhuar me të gjitha strukturat e saj dhe ka lokalizuar vatrat e zjarrit me anë të dronit.

Mësohet se zjarri deri më tani ka shkrumbuar rreth 20 hektarë pyll, ku kryesisht janë djegur pisha të reja, por që fatmirësisht nuk është prekur kurora e pyllit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri të madh, që vijon prej ditësh.

ME TE LEXUARAT