Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Theu xhamat e Prokurorisë e goditi punonjësin, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e pazakontë ndodhi ditën e sotme në Tiranë, ku një person me probleme mendore ka thyer xhamat e Prokurorisë së Shkallës së parë Tiranë dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni.

Policia ka vënë nën pranga shtetasin K.SH.,39 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet