Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Të shtëna me armë zjarri në Rinas, reportohet për një të vdekur

Të shtëna me armë janë dëgjuar në Rinas ndërsa mësohet se kanë ndodhur në zonën e Fushë-Prezës vetëm pak minuta më parë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ndërsa ka mbetur i vdekur një 70-vjeçar.

Mësohet se i moshuari është gjetur i pajetë në mes të rrugës në trupin e të cilit janë konstatuar shenja plumbash.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vrasje apo diçka aksidentale, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet