Qarkullonte me kallashnikov dhe municion luftarak, 38 vjeçari rrezikon deri në 7 vite burg

Aktualitet
Qarkullonte me kallashnikov dhe municion luftarak, 38 vjeçari rrezikon

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 38 vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, policia arrestoi në flagrancë 38 vjeçarin me iniciale L. M., banues në Gjoricë të Bulqizës.

Pas kontrollit në automjetin e tij "Opel", policia gjeti armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

ME TE LEXUARAT