Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Problemet me pasurinë shkarkojnë gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Hysen Saliko

Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Hysen Saliko është shkarkuar pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ish anëtarin e KLD-së e kanë shkarkuar për shkak të problemeve në deklarimin e pasurisë.

Trupa e KPK-së, e cila ka kryer procesin e rivlerësimit për Salikon, përbëhej nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu.

Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994. Deri në vitin 2006, Saliko ka ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2010, Saliko është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Analiza e pasurisë ishte një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Gjyqtari Hysen Saliko nuk ka mundur që të justifikojë pasurinë e tij, të ngritur ndër vite.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet