Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Po transportonte ilegalisht 7 emigrantë kundrejt fitimit, pranga 24 vjeçarit në Pogradec

Një person është arrestuar pasi ka tentuar të kalonte në mënyrë ilegale 7 emigrantë kundrejt përfitimit drejt vendeve të BE-së. Në pranga ra 24-vjeçari S. L, nga Elbasani, i cili gjatë kontrollit të policisë u kap në mjetin e tij tip “Toyota”, ku ndodheshin dhe 7 emigrantët.

Ndalimi i tij u bë gjatë operacionit “Perimetri” të zhvilluar në fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar drejt Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Për kalimin e paligjshëm të emigrantëve Report Tv ka ndjekur nga afër rrugëtim e disa prej tyre se si shpresoni të kalonin vendin tonë dhe të hynin në vendet e BE-së.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet