Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përhapen vatrat e zjarrit në Gramsh, Seman dhe Rubik, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga ajri

Prej ditës së djeshme një sipërfaqe pylli me pisha ka marrë flakë në fshatin Seman të malit të Koshnicës. Sipas informacioneve, zjarri akoma nuk është shuar dhe vazhdojnë të dalin shllunga tymi. Sipërfaqe të tëra me pisha janë djegur për shkak të përhapjes së zjarrit.

Zona është e vështirë e malore ka penguar ndërhyrjen e automjeteve të zjarrfikëses dhe e vetmja zgjidhje është ajo e ndërhyrjes në terren me mjete rrethanore. Në ndihmë të zjarrfikëses së Gramshit ka ardhur edhe zjarrfikësja e Cërrikut.

Ndërkohë vatra e zjarrit është aktivizuar sërish edhe në fshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës, mbi fshatin Katund i Vjetër në Rubik, ku është djegur një sipërfaqe e madhe me lis, shkozë dhe gështenja. Zjarri vazhdon me intensitet dhe nuk po merren masa për ndërhyrje më të specializuar në shuarjen e flakëve.

Këto vatra zjarri kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri dhe toka, pasi dëmet e zjarrit janë të pallogaritshme dhe rrezikojnë shtëpitë e banorëve të zonës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet