Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nuk pranonin të vendosin maskë mbrojtëse, pasagjerët e aeroplanit i japin një “mësim të mirë”

Pasagjerët e një aeroplani të linjës Amsterdam-Ibizia, janë bërë dëshmitarë të një incidenti aspak të hijshëm. Kjo pasi dy nga pasagjerët, nuk pranonin që të vendosin maskë për fytyrën dhe për këtë shkak janë konfliktuar ashpër me udhëtarët e tjerë.

Burrat e përfshirë në konflikt, raportohet se ishin turistë britanikë dhe nuk e ndaluan zënkën edhe pse aty pranë kishte fëmijë. Ata janë neutralizuar nga pasagjerët dhe personeli i aeroplanit e pas mbërritjes në Ibizia janë arrestuar nga policia spanjolle.

“Dy pasagjerë nuk pranuan që të vendosnin maskat mbrojtëse. Më pas ata u përfshinë në një konflikt fizik dhe shqetësuan së tepërmi udhëtarët e tjerë. Piloti informoi autoritetet lokale dhe pas mbërritjes ata kanë mundur që t’i arrestojnë ata”, deklaroi zëdhënësi i policisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet