Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndërron jetë me COVID-19 mjeku Anibal Byberaj

Mjeku pneumolog Anibal Byberi ka ndërruar jetë nga COVID-19 në Spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi. Byberi ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk ka mundur dot të fitojë betejën e tij me virusin.

Ai u paraqit tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore ditën e djeshme, por ndërroi jetë në mbrëmje.

Byberi është shtruar me urgjencë te “Shefqet Ndroqi”, ku është vënë menjëherë në intubim, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht nuk mund të jetonte.

Mjeku pneumolog Anibal Byberi ka punuar mjek në Tropojë dhe ka mbajtur dhe postin e drejtorit në Spitalin e Tropojës.

Ky është mjeku i tretë që ndërron jetë për shkaka të COVID-19, ku më parë kanë humbur jetën dhe hematologu Arian Pushi dhe mjeku nga Puka Hysni Shkjau.

Mjeku i Hematologjisë, Arjan Pushi ndërroi jetë në spitalin infektiv në moshën 57-vjeçare dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Edhe mjeku Hysni Shkjau ka humbur betejën me koronavirusin pas disa ditësh “luftë” në spitalin Infektiv ku ishte i shtruar. 69-vjeçari, me 40 vite eksperiencë si mjek, pati vështirësi në frymëmarrje dhe sipas ministrisë së shëndetësisë vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet