Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mungojnë ofertuesit, anulohet tenderi i rindërtimit pas tërmetit

Anulohet tenderi i hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për projektimin e pallateve në zonat e shpallura për rindërtim. Tenderi me fond limit prej 202,6 milionë lekë, kishte për objekt hartimin e projekteve për ndërtim në Bashkitë Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dhe Vorë.

Agjencia e Prokurimit Publik nuk e ka sqaruar arsyen konkrete të anulimit këtij tenderi, por rendit një listë të disa prej pikave që ligji përcakton si kritere për anullim, ku ndër më kryesoret është mungesa e ofertuesve brenda afateve kohore.

Arsyet e plota për anulimin e procedurës:

1. Autoriteti kontraktor anulon procedurën e prokurimit vetëm:
a) për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme në kohën e fillimit të procedurës së prokurimit, duke respektuar parimet e barazisë dhe të transparencës, sipas përcaktimit në rregullat e prokurimit publik;
b) nëse nuk është paraqitur asnjë ofertë brenda afateve kohore;
c) kur në fazën e parë të procedurës së kufizuar dhe me negocim me shpallje paraprake të njoftimit kualifikohen më pak se 2 kandidatë;
ç) nëse asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit;
d) nëse të gjitha ofertat e pranuara përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktor, të parashikuar për një kontratë të caktuar;
dh) kur Komisioni i Prokurimit Publik vendos anulimin, sipas parashikimit të shkronjave “b” dhe “ç” të pikës 3 të nenit 64 të këtij ligji.”.
a) për arsye të interesit publik, duke respektuar parimet e barazisë dhe të transparencës;

Fondi i vënë në dispozicion të këtij tenderi është marrë nga buxheti i shtetit. Disa ditë më parë ishte kryeministri Edi Rama që tha se banesat e para individuale do të jenë gati në muajin tetor, ndërsa procedura për ndërtimin e pallateve do të jetë më e vështirë dhe më komplekse. Aktualisht në këto bashki po punohet me procesin e banesave individuale, dhe shumë shpejt pritet të fillojnë punimet edhe për ndërtimin e 500 banesave nga qeveria turke në Laç.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet