Konstituohet Kuvendi i Serbisë, betohen edhe 3 deputetët shqiptarë

Kosovë&Rajon
Konstituohet Kuvendi i Serbisë, betohen edhe 3 deputetët

Në Serbi është bërë konstituimi i përbërjes së re të kuvendit. Derisa seanca po mbahej, dhjetëra njerëz protestuan para ndërtesës së kuvendit, duke brohoritur se kjo legjislaturë nuk ka legjitimitet.

Me betimin e deputetëve, fillon afati prej 90 ditësh për formimin e Qeverisë së re. Në zgjedhjet parlamentare në Serbi, lista e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka fituar më së shumti vende – 188 nga gjithsej 250.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lista e Partisë Socialiste të Serbisë – Serbia e Bashkuar ka 32 deputetë, dhe Lidhja Patriotike Serbe (SPAS) 11 vende. Katër parti të pakicave kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës ka fitur nëntë deputetë, Lista e Muamer Zukorliq do të ketë katër deputetë, ndërsa SDA e Sanxhakut dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar kanë nga tre vende secila. Zgjedhjet e përgjithshme janë mbajtur më 21 qershor.

ME TE LEXUARAT