Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ish Papa Benedikti sëmuret rëndë pas kthimit nga Gjermania në Vatikan

Emeritus Papa Benedikti është sëmurë rëndë pasi u kthye nga Gjermania në Vatika. Ai kishte shkuar për t’i dhënë vëllait të tij lamtumirën e fundit.

Papa Benedikti është 93 vjeç, dhe po vuan nga herpesi. Ai kohët e fundit është bërë më i dobët dhe pothuajse nuk ka fuqi të flaës fare, kur mundohet sërisht nuk i kuptohet asnjë fjalë, është shprehur biografi i tij. gjerman.

‘Mendja dhe kujtesa e Benediktit janë aktive por zëri i tij është mezi i dëgjueshëm për momentin,’ u tha autori Peter Seewald për gazetën Passauer Neue Presse.

Por gjendja e tij që nga momenti i dhënjes lamtumirë të së vëllait ‘është bërë jashtëzakonisht e brishtë’, raportoi gazeta.

Ratzinger, vëllai i papës ndërroi jetë në moshën 96 vjeç, vdiq në 29 qershor pasi u sëmur nga një sëmundje e cila nuk u bë e ditur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet