Fotografohet ”flutura” kozmike në hapësirë

Soft
Fotografohet ”flutura” kozmike në hapësirë

E ngjashme me një flutur, me strukturën e saj simetrike, ngjyrat e bukura dhe modelet e ndërlikuara, ajo duket se noton dhe përplaset në hapësirë, por në realitet është një ”mjegullnajë” planetare, një flluskë gazi e njohur si NGC 2899.

Ajo është fotografuar nga teleskopi VLT i Observatorit Jugor Europian (ESO) në Kili dhe për herë të parë në detaje të papara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Mjegullnaja”, e cila ndodhet midis 3 000 dhe 6 500 vite dritë larg në yjësinë jugore të Velës, ka dy yje qendrore, që besohet të jenë në origjinën e pamjes së saj pothuajse simetrike.

Kur ylli i parë arriti në fund të ”jetës” së tij dhe ”dëboi” shtresat e tij të jashtme, ylli i dytë filloi të ndërhynte në rrjedhën e gazit duke formuar kështu formën e fluturës.

Vetëm rreth 10-20% e mjegullnajave planetare tregojnë këtë lloj forme bipolare./Epoka e re/

ME TE LEXUARAT