Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Detaje nga vrasja e taksistit në Fushë- Prezë/ U qëllua 6-7 herë, autorët dyshohet se u larguan drejt Vorës! Disa të shoqëruar

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 71-vjeçarit, Abdulla Budlla.

Sipas burimeve thuhet se 71-vjecari ka mbetur i vrarë në vendin ku shpesh herë stacionohej me taksinë e tij vetëm pak minuta nga banesa e tij në fshatin Hametaq.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Budlla është qëlluar 6-7 herë nga një automjet në lëvizje që dyshohet se është larguar në drejtim të Vorës.

Deri tani ende nuk ka një pistë konkrete që të çon tek shkaku që prodhoi ekzekutimin e tij për shkak se viktima nuk ka precedent të mëparshëm penal.

Për identifikimin e autorëve policia ka shoqëruar personat që kanë qenë në zonë në momentin e ngjarjes dhe që mund të kenë fiksuar automjetin me të cilin janë larguar autorët.

Nga ana tjetër për kapjen e tyre policia ka ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet