Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Avokati i Ylli Ndroqit: Ky është një sulm politik, pas gjyqit që ka hapur me Erion Veliajn

Avokati i Ylli Ndroqit, Alban Qafa ka folur për mediat ku ka bërë të ditur se Ndroqi nuk është ndaluar dhe as shoqëruar por ka bërë shoqërimin e mjetit të tij ” Merces-Benz, modeli S600″, pasi është ndaluar nga forcat operacionale për sekuestrimin e makinës si pjesë e vendimit të SPAK.

Avokati i tij tha se vendimi për sekuestrimin e pasurive të tij do të apelohet në Apelin e GJKKO, pasi pasuritë e tij janë të ligjshme. Avokati shprehet se ky Ylli Ndroqi mendon se ky është një sulm politik që po i bëhet atij, pas gjyqit që ka të hapur me kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

“Është vendosur sekuestro e pasurive të tij. Ka qenë duke udhëtar me makinë e tij Merces-Benz, modeli S600″ dhe është ndaluar nga forcat operacionale për t’i marrë makinën si pjesë e sekuestros. Ylli Ndroqi nuk është ndaluar dhe as shoqëruar, por ka shoqëruar makinën e tij dhe të kërkojë sqarime.

Pasuria e tij është nga burime të ligjshme dhe se Ylli Ndroqi mendon se ky është një sulm politik dhe për shkak të gjyqit që po zhvillohet njëkohësisht ndaj tij dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj”, tha Qafa.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet