Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve niset me urgjencë drejt Tiranës. Ja dyshimet e para

Një 34-vjecare nga Policani është nisur për në Tiranë pasi është gjetur në gjendje të rënduar në banesën e saj.

Burime policore bëjnë me dije se 34-vjeçarja është vetëhelmuar me pesticide për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

Nëna e dy fëmijëve është dërguar me urgjencë në spital nga të afërmit. Burime brenda spitalit thonë se i është nënshtruar një terapie intesive dhe është nisur për në Tiranë për mjekime të metejshme.

34-vjeçarja u gjet në banesën e saj mesditën e sotme pasi kishte konsumuar pesticide prej gjendjes së depresionit, e cila mund ti jetë shkaktuar nga varfëria.

Burime konfirmojnë se bashkëshorti i saj ishte i alkoolizuar dhe e dhunonte shpesh. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia për këtë ngjarje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet